Stomatologia shqiptare Monika. S, 46-vjeçe, është arrestuar, pasi dyshohet se ka vra\rë të fejuarin e saj belg Robby Claes.
Ka qenë avokatja e saj, Lynn Cloerinx që e ka konfirmuar lajmin, duke thënë se “klientja e tij ka ende besim tek hetimi”.
Ish-piloti u gjet i vdek\ur në shtrat me një qese plastike të lidhur rreth kokës. Ai vd\iq nga pasojat e mbytjes.
Gj\aku i Claes përmbante gjithashtu substanca dehëse të pazakonta. Një tjetër element që bie në sy ishte se Monika S. i vendosi çarçafët për të larë pasi e gjeti të fejuarin pa jetë.
Provat fillestare treguan gjithashtu se Monika mund të jetë vonuar shumë për të thirrur shërbimet e urgjencës.
Shqiptarja qëndron në repartin e grave të burgut të Hasselt. Ajo do të duhet të paraqitet përsëri para dhomës së këshillit të Hasselt muajin e ardhshëm, e cila do të vendosë nëse do të zgjasë ose jo arresti\min e saj./abcnews.al