Është bërë e ditur se më datë 5 nëntor, në SHBA mbahen zgjedhjet lokale. Mes kandidatëve për këshillat bashkiakë janë edhe kandidatët shqiptarë, Visar Tasimi dhe Jetlir Kulla.
Tasimi, anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës, ka lindur në SHBA dhe kandidon për herë të parë në këshillin bashkiak të Naugatukit, në Konektikat.
Visar Tasimi është edhe anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës pranë qeverisë së Tiranës. Të integruar në SHBA dhe përveç profesioneve që ushtrojnë, dy të rinjtë janë angazhaur edhe në politikë.
Nga ana tjetër, Kulla ka shkuar që fëmijë në SHBA dhe kandidon për mandatin e tretë në këshillin bashkiak të qytetit Uoterbëri.
Ai shprehet krenar për këtë arritje dhe për përfaqësimin në këshill, ndërsa Visari shpreson shumë në një angazhim më të madh të rinisë në qeverisjen lokale.
“Në qytetin e Watebury mendohet se ka mbi 10000 shqiptar, kështu që mendoj se është shumë e rëndësishme për të qenë një zë për gjithë shqiptarët e zonës”, tha ai.