Labinot Tahiri ka një mesazh pas lajmit se në Shqipëri u vendos për mbajtjen e dasmave.
Debati për mundësinë e anulimit të dasmave këtë vit në Kosovë përfshiu disa artistë.
I pari që u deklarua lidhur me këtë çështje ishte Labinot Tahiri, i cili tha se kjo prek jo vetëm artistët, po edhe shumë veprimtari të tjera.
Ai paralajmëroi protesta në rast se iu bëhet e padrejtë komunitetit të tyre.
Së fundi, Ermal Mamaqi njoftoi se kishte takim bashkë me ministrin e Turizmit të Shqipërisë, Blend Klosi, i cili ua dha lajmin se dasmat do të mbahen.
Me lirimin e masave në Shqipëri më 23 qershor, do të mundësohet edhe organizimi i dasmave, por duke i respektuar masat që i caktojnë organet përgjegjëse.
“Lajm i mire per nuset e Ami Event dhe jo vetëm, për të gjithë Dasmat 2020!
Mbas nje takimi sot me Ministrin e Turizmit Blendi Klosi, si përfaqësues të një industrie shumë të fuqishme për ekonominë Shqiptare (rreth 200Mln Euro/Vit) morem nje lajm te mrekullueshem per te gjithe ata qe kane dasmen ne 2020.
Ne dt 23 Qershor me lirimin e masave do mundesohet dhe realizimi i ceremonive martesore sipas nje protokolli te aprovuar nga organet perkatese.
Me nje nr te reduktuar, duke respektuar distancimin social, do mundemi qe te mbajme premtimin per te realizuar kujtimin tuaj me te bukur.
Ju jemi mirnjohës për mirkuptimin në këto ditë të vështira të planetit”, ka shkruar ai.
Pas këtij lajmi, ka reaguar Labinot Tahiri, i cili tha se shpreson që edhe në Kosovë të ndodh e njëjta gjë, duke i respektuar masat që do t’i vendos ministria.
“Hajde bre dhashtë Zoti qê edhe në Kosovë të ndodh e njejta gjê nga Ministri i nderuar Vitia dhe Kryeministri Kurti, që të lejohet sezona normal me masat të cilat i paraqet ministria!
Vlerë të madhe humb edhe buxheti i shtetit nëse dështon sezona për hoteleri, butika, frizer sallone e shumë të tjera nga gastronomia.
Shëndetin e paqim gjithmonë e mos po behet mirë🤝🕊🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹 Me respekt, Labinot Tahiri Ferizaj Kosovê e Shqipërisë”, janë fjalët e Labit.