Shtatë miliardë euro parashikon buxheti i vitit të ardhshëm i Shqipërisë.
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, në daljen për mediat pas miratimit të Projektbuxhetit 2024, u shpreh se sipas projeksioneve, parashikohet një rritje ekonomike prej 3.8% për vitin e ardhshëm.
Qeveria synon që brenda vitit 2024, paga mesatare të arrijë vlerën e 900 eurove. Projektbuxheti parashikon një fond prej 11 miliardë lekësh për rritjen e pagave të mjekëve të përgjithshëm, infermierëve dhe punonjësve të tjerë shëndetësorë, mësuesve në arsimin parauniversitar, forcave të rendit, të mbrojtjes dhe niveleve zbatuese të administratës qendrore dhe vendore.