Mbi 5.4 milionë shtetas të huaj kanë hyrë në Shqipëri përgjatë nëntë muajve të vitit 2019, ose 7,9% më shumë, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018.
Ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Zvicra ka pasur rritjen më të madhe me 18,1 % ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Polonia me 14,4 %.
Edhe numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i vendit tonë përgjatë nëntë muajve të 2019, është rritur 9,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/440041838_18084124912450355_3946911477327128733_n.jpg)
Sipas INSTAT, 4.461.255 shtetas shqiptarë dolën nga territori i vendit tonë në këtë periudhë.