Mes bizneseve që nisin punë nga dita e sotme janë edhe qendrat tregtare.
Ndryshe nga më parë nuk do të kemi luksin që të kalojmë një paradite apo pasdite të gjatë pasi koha do të jetë e kufizuar, në mënyrë që të mos krijohen grumbullime dhe të ruhet siguria e klientëve dhe punonjësve. Portali E-Albania ka publikuar masat anti-Covid që do të lejojnë funksionimin sa më të mirë të tyre.
Rregullat kryesore janë:
-Një vizitor mund të qëndrojë vetëm për maksimum 2 orë dhe në qendër nuk mund të lejohen më shumë se 50% e kapacitetit të saj në të njëjtën kohë.
-Qendra tregtare duhet të informojë paraprakisht vizitorët për limitin e fashës orare dhe kapacitetet që qëndra tregtare duhet të ketë gjatë kësaj periudhe.
-Qendra tregtare duhet të ketë dyer elektrike, duhet të përcaktojë vetëm një hyrje dhe një dalje, pra levizje e vizitorëve vetëm në një drejtim.
-Të gjitha pikat e hyrjes në qendër duhet të jenë të hapura për të siguruar kalimin e vizitorëve në korridorin e sigurisë, i cili duhet të jetë me shenja të dukshme në dysheme.
-Qendrat tregtare do të kenë një plan veprimi për higjienën dhe desinfektimin.
-Të gjitha qendrat tregtare do të kenë një dhomë izolimi mjekësor për qëllime urgjente në rast se dikush në qendër dyshohet se është i infektuar nga virusi.
-Sipërfaqet me nivel ndotje apo prekje të lartë duhet të pastrohen shpesh me dezifektante. (shkallët elektrike, butoni ashensorit, tualetet etj.)
-Të përdoret ashensori por jo më shumë se 30% e kapaciteteve të tij.