Kryetari i komanduar i Bashkisë Durrës, Zhuljen Varfaj ka dhënë dorëheqjen nga posti.
News 24 raporton se Varfaj ka dhënë dorëheqjen për arsye shëndetësore.
Varfaj u emërua në krye të bashkisë nga Këshilli Bashkiak Durrës pas dorëheqjes së papritur të ish-kryetares Valbona Sako në fillim të dhjetorit, pas tërmetit vdekjeprurës që la 51 viktima dhe qindra të plagosur.