Kosova vitet e fundit ka shënuar rënie të lindjeve, ku sipas të dhënave të fundit norma e fertilitetit në Kosovë është 1.7, që do të thotë që popullsia në Kosovë është ne zvogëlim e sipër.
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) dhe Programi për Popullsi dhe Zhvillim, (UNFPA) kanë mbajtur diskutimin “Ulja e fertilitetit në Kosovë: Çka po ndodh dhe çka mundemi të bëjmë?
Në këtë diskutim u theksua se në Kosovë vitet e fundit ka rënie të lindjeve, ku sipas të dhënave të fundit norma e fertilitetit në Kosovë është 1.7, që do të thotë që popullsia në Kosovë është ne zvogëlim e sipër.
Në takim u bë me dije se në Kosovë në vitin 1986 kanë qenë 56 283 lindje ndërsa vitin 2019 janë 25 794 lindje. Kurse vdekjet në vitin 1999 kanë qenë 20 311 ndërsa në vitin 2019 kanë 14 845.
Ushtruesi i detyrës së kryeshefit të Agjencia e Statistikave të Kosovës Ilir Berisha, tha se rënia e lindjeve në Kosovë lidhet me migrimin.
Sipas tij, kjo dukuri është e pranishme në gjithë rajonin dhe më gjerë, por që shtetet e tjera kanë marr masat me kohë.
“Statistikat tona na tregojnë se kemi rënie të lindjeve në Kosovë, kjo lidhte me fertilitetin dhe migrimin. Kjo dukuri është prezentë në gjithë rajonin dhe më gjerë, vendet e rajonit kanë marr hapat me kohë. Përpos që lindjet kanë rënie edhe migrimi është në rritje”.
Visare Mujko-Nimani, udhëheqëse e Zyrës së UNFPA në Kosovë, tha se për këtë çështje do të duhet që të ketë ndryshime politikash.
Sipas saj, me liberalizimin e vizave gjysma e të rinjve do të largohen nga Kosova, raporton Monitor.
“Brenga e të gjithëve është se çfarë do të ndodhë sepse popullsia po zvogëlohet. Orientimi është se çfarë po bëjnë shtete tjera që janë prekur, çfarë masash duhen marrë dhe cilat nga to kanë pasur sukses. Shtete që janë ballafaquar me këtë problematik kanë bërë ndryshime në politika si në edukim, pushimin e lehonisë, pushimin prindëror. Ne si Kosovë po presim se çka do të ndodhë me liberalizim vizash tani, ku gjysma e të rinjve do të largohen”.
Profesoresha Mimoza Dushi, nga Universiteti i Prishtinës, ka treguar se në vitet e mëparshme Kosova ka pasur numrin më të madh të lindjeve krahasuar me vendet e rajonit.