Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Alba drejt largimit nga ‘Ferma VIP’?

12. May 2025

Paralajmërim i fuqishëm nga Enca

12. May 2025

Drita natyrale përmirëson humorin dhe ritmin cirkadian

12. May 2025

Doja Cat merr vëmendjen me paraqitjen e fundit

12. May 2025

Santiana si “bombë” në fotografitë e fundit

12. May 2025

Hashim Thaçi telefonon Edi Ramën: Komandanti ishte në formën e vet më të mirë

12. May 2025

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e Kujtim Alimusajt, i kërkuar për tentativë vr’asjeje

12. May 2025

Nora shfaqet më provokuese se kurrë nga prapaskenat e klipit

12. May 2025

Vdekja e Festim Isufit – Prokuroria nis hetimet

12. May 2025

“Na i kthe gjysmën se ishim të dehur”- Ish-banori i BBV pendohet për shumën e parave që hodhi te ditëlindja e Loredanës

12. May 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline NewsInfoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline NewsInfoline News
Home»Lifestyle»Shpresë për shtatzëni për gratë edhe pas një kanceri
Lifestyle

Shpresë për shtatzëni për gratë edhe pas një kanceri

17. March 20253 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Dr. Elton Peci, obstetër gjinekolog shpjegon metoda të ruajtjes së fertilitetit te femrat me kancer. Pas mbarimit të terapisë së kancerit dhe në rast të fitimit të betejës me këtë sëmundje, përmes embrioneve të ngrira ose ovociteve të ngrira këto femra mund të kenë mundësinë të bëhen nëna, shkruan Mapo.

Është fakt se progreset në fushën e onkologjisë kanë bërë të mundur që gjithnjë e më shumë femra t’i mbijetojnë kancerit. Mirëpo, mjaft femra që e kalojnë me sukses betejën me kancerin, mësojnë se e kanë të pamundur të kenë fëmijë më pas. Kjo për shkak të efekteve shkatërrimtare që mund të ketë kanceri dhe terapia kundër kancerit mbi fertilitetin femëror se prandaj është shumë e rëndësishme shpjegon doktor Elton Peci, obstetër gjinekolog konsulta edhe me një mjek specialist në infertilitet përpara se të fillohet trajtimi kundër kancerit.

Shkaqet e mundshme të infertilitetit në pacientet me kancer janë:

Trajtimi mund të prekë direkt organet gjenitale. Për shembull në rastet me tumor të ovarit (vezores), pjesë e terapisë është edhe heqja e saj kirurgjikale.

Pavarësisht se në cilin organ është lokalizuar kanceri, edhe sikur të jetë larg organeve të riprodhimit, pjesë e terapisë janë edhe radioterapia dhe kimioterapia.

Këto situata mund të dëmtojnë deri në shkatërrim rezervën ovariane, duke shkaktuar direkt infertilitet.

Cilat janë efektet e kimioterapisë në fertilitetin e femrës?

Disa preparate kimioterapeutike mund të shkaktojnë infertilitet. Kimioterapia përdoret për të trajtuar shumë lloje kanceri, jo vetëm atë të organeve riprodhuese por edhe ato të organeve të tjera. Një efekt anësor i saj është reduktimi i rezervës së vezëve për shkak se përveç qelizave kanceroze dëmtohen edhe ovocitet. Dëmtimi mund të jetë aq serioz sa mund të shkaktojë edhe menopauzë të parakohshme.

Më poshtë paraqiten edhe efektet e kimiopreparateve të ndryshme mbi rezervën ovariane.

* Me efekt të lartë dëmtues: Cyclophosphamide, Cholarambucil,

Melphalan, Busulfan, Nitrogen Mustard, Procarbazine

* Me efekt intermediar dëmtues: Cisplatin, Adriamycin, Bleomycin,

Actinomycin D

* Me efekt të lehtë dëmtues: Methotrexatem 5-Fluorouracil

A ka mundësi një femër me kancer të ruajë fertilitetin e saj?

Sigurisht që po. Dhe kjo përmes teknikave artificiale të riprodhimit (Fertilizimi In Vitro).

Cilat janë mundësitë për ruajtjen e fertilitetit për një femër me kancer?

Alternativat e ruajtjes së fertilitetit janë ruajtja e embrioneve (embryo freezing) dhe ruajtja e ovociteve (egg freezing). Ruajtja e embrioneve është një opsion që u përshtatet me shumë femrave që kanë një partner, ndërkohë që ruajtja e vezëve është një opsion për femrat me kancer të cilat ende nuk kanë një partner. Pas mbarimit të terapisë së kancerit dhe në rast të fitimit të betejës me këtë sëmundje, përmes embrioneve të ngrira ose ovociteve të ngrira këto femra mund të kenë mundësinë të bëhen nëna.

 
81

Femra
Share. Facebook
Previous ArticleDaljet e fundit publike kanë shqetësuar fansat, Justin Bieber reagon mbi gjendjen e tij
Next Article Veseli, Selimi dhe Krasniqi ngushëllojnë nga Holanda për vdekjen e Haxhi Thaçit

Related Posts

Drita natyrale përmirëson humorin dhe ritmin cirkadian

12. May 2025

Uthulla e mollës ndihmon në kontrollin e sheqerit në gjak

11. May 2025

Papa i ri shihet me Apple Watch në dorë – a po e përqafon teknologjinë?

11. May 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Alba drejt largimit nga ‘Ferma VIP’?

Read More

Paralajmërim i fuqishëm nga Enca

Read More

Drita natyrale përmirëson humorin dhe ritmin cirkadian

Read More

Doja Cat merr vëmendjen me paraqitjen e fundit

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Email[email protected] Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

We are using cookies to give you the best experience on our website.

You can find out more about which cookies we are using or switch them off in Privacy Policy

Infoline News
Powered by  GDPR Cookie Compliance
Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.

Strictly Necessary Cookies

Strictly Necessary Cookie should be enabled at all times so that we can save your preferences for cookie settings.

If you disable this cookie, we will not be able to save your preferences. This means that every time you visit this website you will need to enable or disable cookies again.