Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Era “përvëluese”, publikon pamje nga xhirimet e “Kitty-t”

4. June 2025

Këngëtarja e njohur diagnostikohet me kancer të gjirit

4. June 2025

Kush ishte Tijana Radonjiç? Modelja serbe që ra nga parashuta në Mal të Zi

4. June 2025

Naim Murseli deklarohet i pafajshëm: Do të kërkojë dënim të përjetshëm për vetën nëse…

4. June 2025

MrBeast thyen rekord të ri botëror, kaq abonentë i arriti në Youtube

4. June 2025

Naim Murseli paraqitet në gjykatë, rrethohet nga forca të shumta policore

4. June 2025

Shpërthim i fuqishëm në oborrin e minierës “Trepça” në Stan Tërg

4. June 2025

“Lule a therrë”- Santiana provokon keq me këtë veshje

4. June 2025

Xheneta Fetahu rikthehet si opinioniste në programin ku u përjashtua

4. June 2025

Don Xhoni ia plotëson dëshirën të moshuarës, e shëtiti me Lamborghini

4. June 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline NewsInfoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline NewsInfoline News
Home»Botë»Shpërthimi i virusit HMPV në Kinë, infektologu Ramadani tregon katër grupmoshat që janë më të rrezikuara
Botë

Shpërthimi i virusit HMPV në Kinë, infektologu Ramadani tregon katër grupmoshat që janë më të rrezikuara

8. January 20253 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Derisa Kina po vazhdon të përballet me HMPV, i njohur si metapneumovirusi njerëzor, ekspertët shëndetësorë kanë filluar të grisin alarmin për kujdes, në mënyrë që kjo sëmundje e re infektive të mos shndërrohet në një pandemi, ashtu siç kishte ndodhur me COVID-19, i cili po ashtu kishte shpërthyer fillimisht në Kinë gjatë vitit 2019.

Infektologu Hamdi Ramadani deklaroi se ky virus është i njohur që nga viti 2000. Ai po ashtu tha se ky virus prek kryesisht rrugët e frymëmarrjes.

“Juve e dini që tash e sa ditë është duke u paraqitur, mendoj, një sëmundje e re infektive, ta quajmë një epidemi e cila mendoj epiqendrën apo fokusin kryesor e ka në Kinë. Pra, tash e sa ditë atje është paraqitur një sëmundje epidemike, mendoj një shpërthim i madh epidemik. Në Kinë, nga një virus, një lloj virusi që në mjekësi quhet si HMPV virus ose Human Metapneumovirus. Ky virus, ose shkaktari i tij, bën pjesë në grupin e viruseve të frymëmarrjes ose respiratorëve dhe ky virus është i njohur që nga viti 2000, 2001, së pari në Holandë, pastaj edhe në vendet e tjera, por nuk ka paraqitur ndonjë sëmundje të madhe”, theksoi ai.

Ramadani theksoi se autoritetet kineze, tash e sa ditë kanë lajmëruar dhe paraqitur të dhëna për këtë virus.

Gjithashtu, ai foli edhe për grupmoshat që preken më së shumti nga ky virus.

“Më së shumti atakohet ose sulmohet grupmosha fëmijërore, fëmijët para moshës shkollore deri në pesë, ose shtatë vjet. Dhe normalisht edhe moshat e tjera. Atje tashmë po shohim një situatë të rëndë emergjente me shumë të sëmurë, të shtrirë në spital, që po hospitalizohen, pra dhe me ndryshime të shenjave klinike ose simptomatologji të rëndë, me probleme me frymëmarrje. Një numër i madh i këtyre rasteve po trajtohet në kujdesin intensiv me asistencë oksigjeno-terapie dhe terapi shtesë”, shtoi ai.

Infektologu Ramadani tha se edhe para pesë viteve në Kinë kishte shpërthyer virusi COVID-19, prandaj ekziston shqetësimi tani.

“Meqenëse ju e dini tash e pesë vite në Kinë shpërtheu një epidemi e cila, mas një kohe të shkurtër, kaloi në formën e një pandemie, në një emergjencë globale. Bëhet fjalë për COVID-19. Atëherë rreziku dhe shqetësimi është edhe tani i madh. Për faktin se edhe kjo sëmundje epidemike që ka prapë mendoj vatrën ose fokusin në Kinë, që tash po quhet si virus kinez, është e mundshme që ky HMPV të përhapet”, theksoi ai për Telegrafin.

Ramadani deklaroi se ky virus mund të paraqitet tashmë edhe në vendet e tjera.

“Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paraqitur sëmundjen me virusin HMPV, pra një virus respirator dhe atje gjithashtu ka disa të sëmurë. OBSH ka dhënë informacion disa ditë më parë. E dini edhe ju se shëndetësia nuk po tregon që këta të sëmurë, qoftë në Kinë, por edhe këtu në SHBA, kanë një simptomatologji të rëndë. Mendoj se sëmundja megjithatë nuk duket që do të kalojë në nivelin e një pandemie”, shtoi ai.

Megjithatë, Ramadani tha se situata duhet të monitorohet, pasi Kina ka shumë banorë, prandaj edhe përhapja mund të bëhet shpejt.

164

Kina
Share. Facebook
Previous ArticleA e dini se çfarë do bënte Gresa në këmbim të 100 mijë eurove?
Next Article Lela na prezanton me personin e zemrës, nuk është Leo

Related Posts

10 vjet burgim për tradhti ndaj ShBA-së, Lirim Sylejmani u stërvit dhe luftoi me ISIS-in

3. June 2025

Përmbyset kamioni me 250 milionë bletë, bëhet thirrje për kujdes

31. May 2025

Panik në ajër: Pasagjeri përpiqet të hapë derën, aeroplani bën ulje emergjente

27. May 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Era “përvëluese”, publikon pamje nga xhirimet e “Kitty-t”

Read More

Këngëtarja e njohur diagnostikohet me kancer të gjirit

Read More

Kush ishte Tijana Radonjiç? Modelja serbe që ra nga parashuta në Mal të Zi

Read More

Naim Murseli deklarohet i pafajshëm: Do të kërkojë dënim të përjetshëm për vetën nëse…

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.