Të paktën tetë persona u vranë dhe 80 u plagosën në një shpërthim masiv në një fabrikë fishekzjarresh në Indi, sipas autoriteteve. Në vendngjarje kanë mbërritur dhjetëra autoambulanca për të transportuar të plagosurit në spital.
Rreth 15 zjarrfikëse u mobilizuan për të shuar zjarrin, i cili ende nuk ishte nën kontroll mesditën e sotme, tha Kailas Sand Part, një zyrtar në zonë që po koordinon operacionet e shpëtimit në fabrikë.
Në këtë fabrikë punojnë rreth 200 deri në 300 persona, por nuk dihet se sa persona kanë qenë në fabrikë kur ka ndodhur shpërthimi. Shpërthimet ndodhin shpesh në fabrikat e fishekzjarreve në Indi.