Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur para pak minutave në oborrin e minierës “Trepça” në Stan Tërg, kanë bërë të ditur burime të Indeksonline.
Ende nuk dihet nëse nga shpërthimi ka të lënduar, ndërsa policia dhe menaxhmenti i minierës nuk kanë dhënë ndonjë sqarim zyrtar rreth shkakut të tij.