Pas një periudhe të gjatë me mot të paqëndrueshëm dhe temperatura të ulëta, qershori ka shpërthyer me një valë të fuqishme të nxehti.
Gjatë kësaj jave, vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kushteve kryesisht të qëndrueshme atmosferike dhe të masave të nxehta ajrore me origjinë nga Afrika Veriore, të cilat do të fuqizohen dita-ditës.
Si rrjedhojë, moti do të karakterizohet nga diell dhe vranësira të pakta. Megjithatë, nga dita e mërkurë priten rrebeshe të izoluara shiu në zonat malore, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh. Nga e enjtja e deri në fundjavë, rrebeshe të izoluara mund të paraqiten edhe në zona të tjera, kryesisht gjatë pasdites dhe orëve të mbrëmjes, po ashtu të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7 dhe 18°C, ndërsa ato maksimale nga 27 deri në 35°C.