Në 100-vjetorin e lindjes së studiuesit e mbledhësit të folklorit, pajtuesit të shqiptarëve, Anton Çettës, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se në mbledhjen e radhës do të propozojnë që shtatorja e Anton Çettes ta ketë vendin në parkun midis Fakultetit të Filologjisë dhe Katedrales.
Ahmeti ka thënë se pas përfundimit të vendaparkimit nëntokësor, parku përmbi do të zgjerohet edhe më shumë dhe aty bashkë me shtatoren e Fehmi Aganit do ta kemi edhe shtatoren e Anton Çettes.
Me këtë rast, Ahmeti ka uruar që të ketë sa më pak hasmëri midis shqiptarëve, sa më pak hasmëri midis qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Postimi i plotë:
Sot, më 3 janar 2020 shënojmë 100- vjetorin e lindjes së Anton Çettës. Ndër eskpertët më të mirë të folklorit shqiptar me mbi 15 libra, Anton Çetta arriti te pushtonte zemrat e shqiptarëve kur themeloi Komitetin për Pajtimin e Gjaqeve në Kosovë. Familjet pajtoheshin gjithandej nëpër Kosovë. Ndër lëvizjet dhe veprimet me të mira ndonjëherë ndër shqiptarë.
Të gjithë sigurisht se keni dëgjuar për mospajtimet rreth lokacionit potencial të shtatores se Anton Çettës, por kjo nuk është temë sot.
Ne si ekzekutiv në bashkëpunim me këshilltarë të Kuvendit Komunal në mbledhjen e radhës do të propozojmë që shtatorja e Anton Çettes ta ketë vendin në parkun midis Fakultetit të Filologjisë dhe Katedrales. Pas përfundimit të vendparkimit nëntokësor, parku përmbi do të zgjerohet edhe më shumë dhe aty bashkë me shtatoren e Fehmi Aganit do ta kemi edhe shtatoren e Anton Çettes.
Në këtë 100- vjetor të lindjes së Anton Çettës, të zotohemi, të punojmë e të shpresojmë për sa më pak hasmëri midis shqiptarëve, sa më pak hasmëri midis qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Dua që të falënderoj këshilltaren Vlora Dumoshi si dhe nënkryetarin Selim Pacolli për insistimin që si komunë ta nderojmë Anton Çettën.