Shpend Ahmeti lut qytetarët të mos shkojnë në Parkun e Gërmisë, është vërejtur një Ari!
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka lutur qytetarët të mos shkojnë në Parkun e Gërmisë, pasi që Policia e Kosovës ka vërejtur një Ari.
Ahmeti shton Ariu nuk është pjesë e “Parkut të Arinjëve”, prandaj ekziston mundësia që i njëjti të ketë ardhur përmes shtigjeve malore që lidhen me pjesën e Gollakut.Rojat e pyllit janë duke u munduar të lokalizojnë Ariun por deri në një njoftim tjetër apelojmë të shmangni lëvizjet në Parkun e Gërmisë!
Apeli i plotë nga Shpend Ahmeti:
Apel për qytetarët!Të nderuar qytetarë, ju bëjmë thirrje që t’i shmangeni frekuentimit të Parkut të Gërmisë, pasi para pak minutash kemi pranuar një informacion nga Policia e Kosovës se është vërejtur një Ari.
Ariu nuk është pjesë e “Parkut të Arinjëve”, prandaj ekziston mundësia që i njëjti të ketë ardhur përmes shtigjeve malore që lidhen me pjesën e Gollakut.Rojat e pyllit janë duke u munduar të lokalizojnë Ariun por deri në një njoftim tjetër apelojmë të shmangni lëvizjet në Parkun e Gërmisë!