Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Dundee të Skocisë ku 19-vjeçarja, Danielle Gaffar, ka kafshuar në faqe shoqen e saj 18-vjeçare, Kyra Strachan, gjatë një sherri për ish-të dashurin e Gaffer.
Danielle Gaffar, 19 vjeç, është dënuar më 16 muaj burg pasi ka kafshuar keq në faqe shoqen e saj në një sulm të egër brenda një klubi nate mbrëmjen e 3 shkurtit.
Gaffar kreu sulmin e rëndë ndaj Kyra Strachan, e cila mbeti e tmerruar prej gjestit. Kyra, 18 vjeç, ndodhej në klubin Aura në Dundee, Skoci ku edhe u sulmua nga shoqja e saj.
Gjykata e Dundee mësoi se dy vajzat ishin mikesha por ishin grindur për shkak të ish-të dashurit të Gaffer.
Gaffar u shpall fajtore për kapjen për flokësh të Strachan, duke e detyruar atë me dhunë të shtrihej në tokë, duke i përplasur fytyrën në dysheme ku i ka vendosur bërrylin në fyt e më tej e ka kafshuar duke i shkaktuar shpërfytyrim të përhershëm në fytyrë.
Fotografitë e tmerrit janë postuar në mediat sociale ku edhe duket një pjesë e faqes së Kyra-s që varet pas sulmit. Ajo gjithashtu pësoi ënjtje në fytyrë dhe ballë.