Këngëtari dhe muzikanti i grupit Foo Fighters , Dave Grohl , pranoi se kishte tradhtuar gruan e tij Jordyn Blum dhe se së fundmi kishte një fëmijë në një lidhje jashtëmartesore.
Këngëtari dhe muzikanti i grupit Foo Fighters , Dave Grohl , pranoi se kishte tradhtuar gruan e tij Jordyn Blum dhe se së fundmi kishte një fëmijë.
“Së fundmi u bëra baba i një vajze të lindur jashtë martese. Kam në plan të jem një prind i dashur dhe mbështetës për të. Unë e dua gruan dhe fëmijët e mi dhe po bëj gjithçka që mundem për të rifituar besimin e tyre dhe për të fituar faljen e tyre,” shkroi këngëtari në Instagram.
Grohl dhe Blum së fundmi festuan 21 vjetorin e tyre. Ata kanë tre fëmijë së bashku, Violet Maye , Harper Willow dhe Ophelia Saint.