Aktori dhe komediani i njohur amerikan, Damon Wayans Sr., ka bërë xhiron e rrjetit me deklaratën e fundit.
Gjatë një interviste në “Club Shay Shay”, ai pranoi se është në një lidhje me ish-të dashurën e nipit të tij.
“Jam dashuruar me një vajzë që më parë ka qenë me nipin tim. E di që tingëllon çuditshëm, por kështu ndodhi”, tha aktori. Ai shtoi se ndjenjat janë të ndërsjellta dhe se nipi është në dijeni dhe nuk ka asnjë problem me situatën.