![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/440041838_18084124912450355_3946911477327128733_n.jpg)
Shkurte Gashi feston ditëlindjen, partneri i bën këtë befasinë e bukur
Këngëtarja e njohur Shkurte Gashi sot feston ditëlindjen, ndërsa pranoi urime të shumta që në orët e para të së shtunës
Artistja, me anë të një postimi në rrjete sociale, tregoi befasinë që ia bëri partneri i saj me rastin e ditëlindjes.
Ai i bleu një tortë me dekore ku shkruhen inicialet e markës “Louis Vuitton”, ndërsa pranë saj janë fjalët “Urime ditëlindjen Shkurte Gashi”.
“Faleminderit dashuria ime”, ka shkruar ajo sipër fotos së tortës. Po ashtu, këngëtarja mori edhe një singjir nga partneri ku shkruan “Në sytë e tu, është lumturia ime!”.
![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/440041838_18084124912450355_3946911477327128733_n.jpg)