Këtë të martë u shënua viktima e 30 nga koronavirusi në Shqipëri.
Mësohet se një 50-vjeçar nga Tirana i shtruar në Spitalin Infektiv ka humbur jetën. Ai ishte i intubuar prej disa ditësh.
Të hënën vdiq edhe një pacient 73-vjeçar që vuante nga pneumonia bilaterale, detres i rëndë respirator (ARDS), me sëmundje bashkëshoqëruese Talasemi Minor dhe Hipertension Arterial.