Shkoi në Siri për të gjetur të birin luft/ëtar të ISIS, shqiptari identifikohet në bur/gjet e Sirisë
Pak kohë pasi revolta e celulave të ISIS në burgun e Al Hassakah, në Siri, vijon të mbajë në tension rajonin verilindor, një shqiptar është identifikuar mes të nda/luarve. Ali Musa Balliu i datëlindjes 1955 vijon të jetë në bu/rgjet e Sirisë ndërsa pak ditë më parë ai u nda/lua nga for/cat kurde pasi bur/gu ku qëndronte u shpë/rthye nga grupet terro/riste në ten/tativë për të liruar pjesëtarë të ISIS.
Drama e familjes Balliu nisi kur djali i tyre, Idajeti, u nis drejt Sirisë dhe u vr/a si luft/ëtar i Shtetit Islamik në Alepo, në vitin 2015. Ali dhe Ruzhdie Balliu u nisën drejt Sirisë e ndërsa Ruzhdie Balliu arriti të dilte nga kampi Al Hawl, bashkëshorti i saj mbeti në Siri. Ruzhdia ishte një nga shqiptarët me të cilët ekipi i A2 CNN takoi në kampin famëkeq në vitin 2019. “Burrin nuk e di fare se ku është”, deklaroi në atë kohë ajo për gazetarin e A2 CNN, Julian Kasapi.
Pak kohë më parë lidhur me të nuk dihej asgjë por të dhënat e siguruara nga A2CNN tregojnë se ai është gjallë. Ali dhe Ruzhdie Balliu u nisën në kërkim të djalit të tyre i cili u kishte thënë se do të studionte në Arabinë Saudite. Prej 6 vitesh burrë e grua mbetën atje në mes të luf/tës, pasi misioni për të kthyer djalin në shtëpi dështoi. Ruzhdie Balliu kërkoi rikthimin e saj nga kampi Al Hawl përmes intervistës së dhënë në A2CNN ndërsa bashkëshorti i saj mbetet në burgun e Al Hassakah.