Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, iu ka dalur në ndihmë mbi 16 mijë personave të prekur nga koronavirusi në Islington të Londrës,
Përhapja e koronavirusit ka paralizuar gjithçka në të gjithë botën. Përveç viktimave, ky virus ka shkaktuar edhe krizë financiare në botë.
Personave të prekur nga ky virus në Islington të Londrës së fundmi në ndihmë iu ka daluar mbrojtësi shqiptar i skuadrës së Arsenalit, Shkodran Mustafi.
Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes një video të publikuar në ‘Twitter’ gjatë ditës së djeshme, kur lojtari e festoi ditëlindjen e tij të 28’të.
“Unë e di që ka njerëz në Islington që vërtetë po vuajnë në këtë moment dhe dua të tregoj mbështetjen time për komunitetin dhe për familjen tonë të Arsenalit. Dua të bashkohem dhe të ndihmojë duke ofruar mbi 16 mijë shujta dhe gjëra tjera emergjente për njerëzit në Islington që tani kanë nevojë për përkrahje më shumë se çdo herë” – ka thënë mes tjerash Mustafi.