Një seri rekordesh në temperatura, ngrohjen e oqeaneve dhe akullit në detin e Antarktidës kanë alarmuar shkencëtarët, të cilën vlerësojnë se shpejtësia dhe koha në të cilën po ndodhin fenomenet është e paprecedentë.
OKB ka paralajmëruar se valët e rrezikshme të të nxehtit në Europë mund të thyejnë rekorde të mëtejshme. Shkencëtarët pohojnë se është e vështirë të lidhësh menjëherë ngjarjet me ndryshimet klimatike, pasi moti dhe oqeanet janë shumë komplekse. Teksa po zhvillohen një numër studimesh, ekspertet druhen se disa prej skenarëve më të këqij po bëhen tashmë realitet.
“Sipas tendencës që po shohim nuk duhet të presim një klimë stacionare. Nuk do të ketë një normalitet të ri, sa i përket klimës, por ajo vetëm do të vazhdojë të ndryshojë. Të gjitha të dhënat sugjerojnë se do të shohim rritje të intensitetit dhe frekuencës së valëve të të nxehtit”, tha John Nairn, ekspert për të nxehtin ekstrem.