Para pak çastesh, Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur një mbledhje për të marrë disa vendime të rëndësishme, si masë e parandalimit të koronavirusit, transmeton Infoline-News.
Ndër shumë pika, është vendosur që të anulohen të gjitha koncertet dhe mbrëmjet muzikore si dhe organizimet nëpër klubet e natës, deri me datën 27 mars.
“Aktivitet publike, si ngjarjet sportive, tubime, koncerte, konferenca deri në një vendim tjetër.
Të ndalohet veprimtaria e restoranteve, klubeve të natës, pishinave, palestrave pas orës 23:00”.