Shi e breshër edhe në Drenas
Pas Skënderajt, shi e breshër i madh bie edhe në Drenas. Instituti Hidrometeorologjik i kosovës njoftoi se në fundjavë do të ketë rënie të lehtë të temperaturave, që do të sjellin shi e shkarkime rrufesh.
Në Skënderaj e Drenas kanë filluar reshje të mëdha shiu. Në Drenas, në pamjet e publikuara nga qytetarët shihet se ka rënë breshër i madh .
Rënie e lehtë e temperaturave dhe reshje shiu parashihet edhe për ditën e nesërme.