Edhe 38 persona janë shëruar nga Covid-19 në Kosovë, duke e çuar në 336 numrin total të të shëruarve në vend, transmeton Infoline-News.
Lajmi u bë i ditur nga një postim i IKSHPK-sënë rrjetin social Facebook.
” Sot më 02 maj 2020, janë shëruar edhe tridhjetë e tetë (38) pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej treqind e tridhjetë e gjashtë (336) raste”, thuhet në njoftim.