Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Mosrritja e pagave qon në grevë 48 orëshe në Hekurudhat e Kosovës, ndalet qarkullimi i trenit

12. Juni 2025

Sot varroset ish-kryeministri, Bujar Bukoshi

12. Juni 2025

26 vjet nga çlirimi i Kosovës

12. Juni 2025

Franco Foda drejt largimit nga Kosova, në negociata me skuadrën arabe

12. Juni 2025

“Është bërë legjendë” – Arjola flet për shtëpinë që iu premtua në “BBVA”

12. Juni 2025

Ky është sulmuesi që vrau fëmijët në shkollën e Grazit

11. Juni 2025

Mali i Zi e nis mbrapsht sezonin turistik- Çmime të larta të shezlloneve e bllokada trafiku

11. Juni 2025

Flitet për lidhjen e re të Sarës, por ajo po shijon pushimet me Ledrin?

11. Juni 2025

Pas arrestimit, tiktokeri i famshëm, Khaby Lame largohet nga SHBA-ja

11. Juni 2025

MPJ, thirrje qytetarëve të Kosovës të shmangin kalimin nëpër Serbi

11. Juni 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline NewsInfoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline NewsInfoline News
SHBA-ja nis zbatimin e tarifës prej 10 për qind
Botë

SHBA-ja nis zbatimin e tarifës prej 10 për qind

5. April 20253 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Doganat e Shteteve të Bashkuara kanë nisur të mbledhin tarifën prej 10 për qind të vendosur nga presidenti Donald Trump, ndaj të gjitha importeve të shumë shteteve, përfshirë nga Kosova.

Ndërkaq, tarifat më të larta për mallrat nga 57 partnerët më të mëdhenj tregtarë të SHBA-së do të nisin që të zbatohen javën e ardhshme, transmeton Insajderi.

Vendimi për tarifën fillestare bazë prej 10 për qind nisi së zbatuari në portet detare, aeroportet dhe magazinat doganore të SHBA-së në orën 12:01 të mëngjesit (06:00, sipas kohës lokale në Kosovë).

Kosova është në mesin e vendeve që u është vendosur tarifë bazë prej 10 për qind për importe nga Trump më 2 prill.

Përfaqësues të odave ekonomike kanë paralajmëruar se kjo tarifë do të ketë ndikim të madh tek eksportuesit kosovarë, duke i bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të heqë tarifën prej 10 për qind që ka për mallrat nga SHBA-ja dhe të ndihmojë bizneset kosovare të prekura nga vendimi i Trumpit.

“Kjo është ndër veprimet tregtare më të mëdha në jetën tonë”, tha Kelly Ann Shaw, avokate tregtare në Hogan Lovells dhe ish-këshilltare tregtare në Shtëpinë e Bardhë gjatë mandatit të parë të Trumpit.

Shaw tha se ajo pret që tarifat të evoluojnë me kalimin e kohës, teksa vendet do të përpiqen të negociojnë norma më të ulëta.

“Por, kjo është e madhe. Është një ndryshim tepër i rëndësishëm dhe tronditës në mënyrën si tregtojmë me çdo vend në botë”, shtoi ajo.

Njoftimi i Trumpit për vendosjen e tarifave ndaj importeve nga të gjitha shtetet e botës më 2 prill tronditi tregjet globale të aksioneve.

Ndërkaq, të mërkurën do të hyjnë në fuqi tarifat më të larta reciproke të Trumpit që vraiojnë nga 11 deri në 50 për qind. Importet nga Bashkimi Evropian do të goditen me një tarifë prej 20 për qind, ndërkaq mallrat kineze me një tarifë prej 34 për qind, duke e çuar në total në 54 për qind tarifën e re për Kinën.

Kanadaja dhe Meksika janë përjashtuar nga tarifat më të fundit të Trumpit, pasi ato janë ende subjekt i një tarife prej 25 për qind, që u vendos lidhur me krizën e fentanilit në SHBA.

Trump ka përjashtuar nga tarifat e reja mallrat që janë subjekt i tarifave të veçanta prej 25 për qind për arsye të sigurisë kombëtare. Këtu hyjnë çeliku dhe alumini, makinat, kamionët dhe pjesët për automjete.

Administrata amerikane publikoi gjithashtu një listë me mbi 1.000 kategori produktesh që janë përjashtuar nga tarifat e reja. Këtu përfshihen nafta e papërpunuar, produktet e naftës dhe importe të tjera të energjisë, barnat farmaceutike, uraniumi, titani, lëndë drusore, gjysmëpërçuesit dhe bakri/REL/

Donald Trump
Share. Facebook
Previous ArticleGjesti “kërcënon” Noizyn dhe Dafina Zeqiri nga BBVA
Next Article Agnesa Vuthaj vesh fustanin e ëndrrave, apo e paralajmëron dasmën …

Related Posts

Ky është sulmuesi që vrau fëmijët në shkollën e Grazit

11. Juni 2025

Vrasësi i Grazit i kishte dërguar nënës së tij video lamtumirëse para aktit

11. Juni 2025

MPJD reagon pas thirrjes së gruas së Arbnor Spahiut: Po ndjekim me kujdes rastin dhe kërkojmë lirimin e tij sa më parë

11. Juni 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Mosrritja e pagave qon në grevë 48 orëshe në Hekurudhat e Kosovës, ndalet qarkullimi i trenit

Read More

Sot varroset ish-kryeministri, Bujar Bukoshi

Read More

26 vjet nga çlirimi i Kosovës

Read More

Franco Foda drejt largimit nga Kosova, në negociata me skuadrën arabe

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.