Zvicra është në rrezikim për të humbur mundësinë për pjesëmarrje në Euro 2020, por jo vetëm kaq, Zvicra vazhdon të përballet me probleme rreth Xherdan Shaqirit.
Kjo ka të bëjë me marrëdhënien personale mes Shaqirit dhe trajnerit Vladimir Petkovic, shkruan gazeta Insport.
Në dy ndeshjet e fundit Shaqiri ka munguar për Zvicrën dhe, sipas medieve, e gjitha kjo ka të bëjë me disa probleme të tij me trajnerin Vladimir Petkoviç.
“Blick” ka raportuar të gjithën këtë situatë, atje ku shkruhet se Shaqiri nuk i përgjigjej as telefonatave të ardhura nga ana e Federatës Zvicerane të Futbollit.