Këngëtarja e njohur Shakira, ditën e sotme ka pranuar para gjykatës rajonale në Barcelonë se kishte shmangur një total prej 14.5 milionë eurosh në taksa mes 2012 dhe 2014.
Duke vepruar kështu, ajo i ka shpëtuar dënimit më burg prej tetë vjet e dy muaj dhe gjobë prej 23.8 milionë euro të kërkuara nga prokurori publik, transmeton Indeksonline.
Vendimi tani është më i butë. Shakira dënohet me tre vjet burg me kusht dhe një gjobë prej 7.3 milionë euro
Në Twitter, fansat reaguan ndaj vendimit.
“Shakira duhet të shkojë në burg!”, shkroi njëri fans.
“Shakira, je e turpshme! Wow, ajo më të vërtetë kalon kufijtë”, ishte një koment tjetër.
Por, ka edhe mbështetje për këngëtaren. “Qëndro e fortë Shakira, vetëm përqendrohu që t’i qëndrosh besnike të vërtetës”, shkruante njëri.