Këngëtarja kolumbiane, Shakira ka dhënë lajmin e madh të një turneu botëror gjatë paraqitjes së saj surprizë në festivalin e Coachellas. Ajo i befasoi të gjithë kur u ngjit në skenë teksa po performonte DJ Bizarrap.
Shakira njoftoi fansat se do të ketë turne, që do të nisë në muajin nëntor.
“Më në fund, ne do të shkojmë në turne. Duke filluar këtu, këtë nëntor në këtë qytet, mezi pres. Nuk mund të kërkoja më shumë”.