Shakira ia lë fajin vjehrrës për këtë arsyje
Shakira jo gjithnjë ka bërë zgjedhjet më të zgjuara kur në pyetje ishte pamja e saj.
Na ndodh të gjithëve apo jo? Madje, një prej tyre këngëtarja e konsideron si të tmerrshëm dhe se vjehrra e saj e shtyu ta bëjë.
Gjatë një interviste për “British Vogue’s Life in Looks” ku ka komentuar disa nga veshjet dhe modelet e floëkve e saj ndër vite, këngëtarja u ndal te një foto e vitit 2012 që nuk i pëlqen aspak.
“E tmerrshme”, tha Shakira kur pa fotografinë ku shfaqej me flokë të shkurtra, për këtë model flokësh këngëtarja “fajësoi” vjehrrën e saj.
“Ajo më tha, ‘pse nuk i pret flokët? Të janë dëmtuar’ Gabimi më i keq i jetës sime”, tha Shakira duke qeshur, dhe më pas u kthye nga kamera duke iu drejtuar virtualisht nënës së Gerald Pique:
“Nuk do të marr këshilla bukurie më nga ti”.