Shakira dhe Gerard Pique vazhdojnë të jenë shumë të komentuar dhe pavarësisht se zyrtarisht janë ndarë që prej muajit qershor, duket se sherreve mes tyre nuk u vjen fundi.
Këngëtarja theu rekord me këngën e saj të re ku sulmonte ish-partnerin dhe partneren e tij të re. Rrjetet sociale u çmendën pas kësaj dhe treguan, më së shumti, mbështetjen e tyre për Shakirën. Por as Pique nuk ka qëndruar duarkryq dhe në mënyrë tallëse i është përgjigjur thumbimeve të hedhura nga ish-partnerja e tij. Por duket se këto kunja do të vazhdojnë për një kohë të gjatë, pasi Shakira së fundmi u shfaq e veshur me një bluzë me shprehjen “Gratë nuk qajnë më, gratë faturojnë”.
Kjo është një frazë tashmë ikonike nga kënga e saj e re dhe ajo e mbante veshur teksa falënderoi mbështetjen e disa fansave nga ballkoni i shtëpisë së saj në Barcelonë. Sipas disa mediave, ditën që ndodhi kjo, brenda shtëpisë së këngëtares ata po festonin ditëlindjen e djalit të saj Milanit. I pranishëm për pak kohë ishte edhe babai i fëmijës, Pique.
Thuhet se Pique mori përsipër t’i çonte fëmijët në shtëpinë e nënës së tij dhe u ndal përpara shtëpisë së Shakirës.Sapo la fëmijët me Shakirën, ish-lojtari i Barcelonës shkoi në shtëpinë e prindërve të tij, të cilët janë fqinj me këngëtaren.