Në një intervistë së fundmi Shakira deklaroi se mendon që nuk do e rigjejë më dashurinë pas ndarjes nga Pique. Megjithatë këngëtarja kolumbianë ndryshe nga deklarata, e ka rigjetur dashurinë pasi po përflitet për një lidhje me futbollistin amerikan Julian Edelman.
Pas lajmeve që po qarkullojnë për lidhjen e tyre, parashikuesja, Mhoni Vidente, e famshme për parashikimet për personazhet e famshëm, thotë se Shakira do martohet këtë vit.
“Shakira gjithashtu do të martohet këtë vit. Shakira do të marrë një unazë këtë maj. Ky djalë është nga NFL (Kombëtarja e futbollit), dhe është më i ri se ajo”, tha parashikuesja.
Kubania tregoi se Shakira po jeton një nga fazat më të mira të jetës së saj dhe jo vetëm në fushën muzikore, por edhe në atë personale, pasi këtë propozim martese do ta marrë në mes të turneut të saj muzikor. Mhoni vuri në dukje se Shakira sheh te Edelman njeriun e jetës së saj, idealin për të jetuar një histori dashurie