Ditën e djeshme (e martë) ka festuar ditëlindjen moderatorja e njohur shqiptare, Elita Rudi.
Ajo ka kremtuar këtë përvjetor të lindjes në Turqi së bashku me partnerin e saj, Gjikon si dhe fëmijët e tyre.
Ky i fundit në një mënyrë tregoi se Elita qëndron gjithnjë në krahun e tij, pavarësisht sfidave të jetës.
“Sfidat e jetës shkojnë e vijnë e ty të kam gjithmonë në krahun tim”, ka shkruar 30-vjeçari.