Lideri verikorean, Kim Jong Un, është duke përgatitur vajzën e tij adoleshente si pasardhëse të tij në pushtet, sipas disa deputetëve jugkoreanë që janë informuar prej agjencisë së Seulit për spiunim.
Kim Ju Ae, mosha e së cilës nuk është konfirmuar, është parë me babanë e vet në disa organizime, duke rritur spekulimet që Kim Jong Un e ka zgjedhur atë si udhëheqëse shteti, në gjeneratën e katërt të udhëheqësisë së familjes.
Ligjvënësi Lee Seong-kweun, ka thënë se Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës ka gjykuar që ajo është zgjedhur për pushtet.