Një incident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Stanovc të Vushtrrisë, ku janë raportuar të shtëna me armë zjarri.
Burime të “Jepi zë” nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se dyshohet për dy persona të vrarë.
Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e plota të rastit. Po ashtu, në zonë është parë edhe një autoambulancë, e cila ka ndërhyrë për të dhënë ndihmë mjekësore.
Deri më tani, nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet për identitetin e viktimave apo motivin e ngjarjes.
