Sërish të/rmet, kësaj radhe në Shkup
Një tër/met me intensitet 2.6 është regjistruar sot në orën 09:09 minuta, me epiqendër në rajonin e Shkupit, gjegjësisht afër fshatit Studeniçan, me një thellësi prej 10 km.
Sipas të dhënave me të cilat disponon Opservatori sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore në Shkup, tër/meti është ndier nga banorët e Shkupit dhe në rrethinë.
Greqia ditëve të fundit ka qenë epiqendra e dhjetra të/rmeteve që janë ndjerë edhe në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri e Kosovë.