Ajo është një nga personazhet më të komentuara me spontanitetin e saj të të shprehurit, si dhe duke ekspozuar format e saj trupore.
Serena u bë e njohur më së shumti nga lidhja e saj e fundit me ish konkurrentin e “Për’puthen”, Arjol Lulin.
Ndër të tjera edhe ndarja e tyre u bë virale.
Së fundmi në një intervistë televizive, Sula është pyetur për emrin e mashkullit “VIP” shqiptar që e ka ngacmuar.
Ndonëse në fillim ka hezituar, më pas Serena ka habitur me përgjigjen e saj. Ajo u shpreh se teksa ndodheshin në një ambient të përbashkët, fituesi i “BBV”, Ilir Shaqiri, ka flirtuar me të.
“Kur isha një intervistë në Top Channel qëllova me fituesin e BBV, Ilir Shaqirin. Po bëja grimin dhe erdhi Iliri me Sabianin dhe ngeli duke më parë nga këmbët. Unë isha aty edhe tha: “Wow ku e kam parë këtë”. Unë i thash që jam Serena Sula dhe ai tha: “Po je vajza që bën tëerk”. Ngeli shtangut kur më pa. Po ku je ti që sna u fute neve tek Big Brother.Unë duhet të isha në BBV dhe i thashë a do bënim gjë aty bashkë edhe tha: “Vallaj po. Je shumë seksi”. Pimë cigare jashtë dhe më mori kontaktin.”, u shpreh Serena.