Serena a/kuzon rëndë Arjonin: E mbaja me lekë, i bleva makinë, mi mori dhe u zhduk
Serena Sula ishte e ftuar në një emisjon ku foli për lidhjen me Arjonin ish konkurentin e Përputhen.
Serena Sula dha më shumë detaje rreth lidhjes që ata kanë pasur dhe arsyen e ndarjes.
“Unë kam ndarë cdo gjë me të, makinë e gjithçka. Nga besimi i tepërt, dashuria t‘i verbon sytë dhe unë nuk kam vënë as firma asgjë. Nuk e kam pritur këtë lloj ndarjeje nga Arjoni sepse i kam besuar atij. Makinën e kishim blerë bashkë por është në emër të Arjonit. Ai ka marë makinën. Nuk ma merr mendja që do të ketë rikthim ”, u shpreh Serena.
Flori Gjini: Mos ka ikur për cështje pune?
Serena Sula: Ça pune? Ai s‘ka punë ça pune ka ai.
Flori Gjini: Pse me çfarë jetonit ju të dy?
Serena Sula: Serena Sula.
Flori Gjini: Ti e ke mbajtur Arjonin?
Serena Sula: Po normale unë kam qenë pika kyce.
Erjona Rusi: Pra ti e ke mbajtur me para.
Serena Sula: Arjoni nuk ka punuar në asnjë vend.