Senati amerikan i udhëhequr nga Demokratët ka votuar për miratimin e një pakete ndihme prej 95.34 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin.
Joe Biden i ka kërkuar Kongresit prej muajsh që të shpejtojë me ndihmën e re për Ukrainën dhe partnerët amerikanë në Indo-Paqësorin, përfshirë Tajvanin.
Pas sulmit të Hamasit në Izrael më 7 tetor, presidenti amerikan kërkoi gjithashtu fonde për aleatin e SHBA-së, së bashku me ndihmën humanitare për palestinezët në Gaza.
Në anën tjetër, zyrtarët ukrainas kanë paralajmëruar për mungesë të armëve në një kohë kur Rusia po ecën përpara me sulme të reja.