Këngëtarja e njohur shqiptare, Semi Jaupaj, ka përfunduar së fundmi në spital për shkak të një gjendjeje të rënduar shëndetësore.
Burime pranë këngëtares bëjnë me dije se ajo ka pasur nevojë për kujdes mjekësor për disa orë, por fatmirësisht gjendja e saj tani është më e qëndrueshme.
Semi vetë ka ndarë disa detaje përmes rrjeteve sociale, ku ka falënderuar ekipin mjekësor për ndihmën dhe ka qetësuar ndjekësit e saj, duke thënë se është në gjendje për të vazhduar aktivitetet muzikore.