Driton Selmanaj, ka thënë se çështja e liberalizimit të vizave nuk është më në dorën e Kosovës.
Selmanaj thotë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara nga Brukseli por që tani duhet respektuar disa rekomandime të Parlamentit Evropian.
LEXO EDHE: Ka filluar seanca për Thaçin dhe të tjerët
“Dua të them shqetësimin e Qeverisë së Kosovës për mungesën akoma të një vendimi shumë meritor për popullin e Kosovës që është liberalizimi i vizave. Kjo situatë nuk është më në dorën tonë. Kosova ka zbatuar detyrat e saj ose të them ato detyra që na janë listuar nga ana e BE-së. Tash kemi disa rekomandime ose vlerësime qoftë të Parlamentit Evropian, qoftë Komisionit që ky vendi të merret”, ka thënë Selmanaj.
Këto deklarata ai i ka bërë në panelin e diskutimit të organizuar nga “Demokraci Plus” , me temën “Agjenda e Reformave Evropiane II: Një Perspektivë e re për Kosovën”.