Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës shpreh shqetësimin e saj lidhur me mospagesat nga pakoja emergjente COVID-19 për punëtorët, ndërsa mirëpret iniciativën e Qeverisë së Kosovës për tërheqjen e 10% të trustit pensional.
Përmes një komunikate për media kjo sindikatë vlerëson se punëtorët e sektorit privat po vazhdojnë të diskriminohen dhe për këtë përgjegjës i bën deputetët, të cilët thotë se duhet të ulen dhe të miratojnë rishkimin e buxhetit, në mënyrë që qeveria të kryejë obligimet e veta.
“Deputetët e Parlamentit të Kosovës janë komod sepse ata nuk çajnë kokën pse këta punëtorë çdo ditë presin në bankat e tyre mos po dalin mjetet e premtuara nga Qeveria, këta bëjnë hajgare me shpresat e punëtorëve, e nuk ulen dhe te miratojnë rishikimin e buxhetit që qeveria të kryej obligimet e veta”, thuhet në reagimin e tyre.