Banorët sot (e diel) do të tregonin nga një sekret në dhomën e rrëfimit, e që më pas do të zbulohej nga banorët.
Bardhi në ndërkohë tregoi se ka lënë jashtë një lidhje pezull, pasi që kishte nisur një njohje me një vajzë.
Kjo duket ta ketë bërë Sarën të ndihet keq, pasi nuk i ka treguar më parë për këtë.
Teksa po bisedonin më pas në oborr, modelja u shpreh se ndihet keq për faktin se nuk i ka thënë më herët.
“Nuk më intereson se çfarë ke bërë jashtë. Më intereson fakti që ti sot u bëre super lojtar përpara të gjithëve. Përse nuk e ndave me mua paraprakisht”, iu drejtua Sara, Bardhit.