Sara dhe Bardhi i janë bashkuar sot skenës së Big Brother Vip 3, tashmë në karrigen e konkurrentëve të eleminuar.
Të dy janë shfaqur të kombinuar me të bardha, ndërsa Ledioni i ka quajtur ‘pëllumba’.
Ata kanë folur për situatat e fundit jashtë shtëpisë, dhe kanë theksuar sërish se bashkë ndihen të plotësuar.
Bardhi: Intervistat se si ishte gjyku e pamoralshme, i shkon Bardhit nga pas….Unë moralin e saj e njoh më së miri në botë, e kam zgjedh me dëshirë dhe do jetë nëna e fëmijëve të mi, ashtu siç kam thënë.
Sara: Jam ndjerë shumë mirë, na ka ardhur shumë keq për komentet, sepse nuk e di pse është kjo fryma që “të të vijë turp, familja e Bardhit nuk ka për të të pranuar kurrë”, sa që kur shkova në Kumanovë u habita, sepse ishin shumë të ngrohtë, dhe dukeshin disi në faj, se përse ky opinion për mua.