Ngjarja e ndodhur në spektaklin televiziv “Big Brother VIP Albania”, ku banori Jozi Marku goditi me shuplakë Gjestin gjatë transmetimit live, mund të ketë pasoja serioze ligjore. Sipas Kodit Penal të Shqipërisë, ky veprim përbën vepër penale dhe mund të dënohet me burgim.
Sipas Nenit 90 të Kodit Penal, goditja e një personi tjetër, edhe nëse nuk lë pasoja të rënda fizike, konsiderohet akt dhune me dashje, dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 2 vjet.
Ngjarja, e cila ndodhi në mënyrë të papritur dhe publikisht përballë mijëra shikuesve, e rrit ndjeshmërinë morale dhe sociale të rastit. Megjithëse fakti që ndodhi gjatë një transmetimi televiziv nuk e ndryshon automatikisht klasifikimin penal, ai mund të ndikojë në vlerësimin e rrezikshmërisë shoqërore të veprës dhe në mënyrën si prokuroria i qaset rastit.