Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Vedat Bajrami feston ditëlindjen, kaq vite mbushi sot

18. Juni 2025

“Ishte si apokalips” – Britanikja që i mbijetoi sul’mit iranian në Tel Aviv rrëfen momentet e tmerrshme

18. Juni 2025

U aludua se është në një lidhje me futbollistin Yamal, influencerës 30 vjeçare i ndodh e papritura

18. Juni 2025

Ky është personi që dyshohet se e sulmoi me çekiç qytetarin para Gjykatës në Suharekë

18. Juni 2025

Rita Ora bën një gjest të veçantë ndaj Taynës

18. Juni 2025

Punime në Podujevë, nesër e pasnesër do të ketë reduktime të ujit

18. Juni 2025

Trixa shijon diellin në SHBA

18. Juni 2025

Erdogan: Irani po mbron veten

18. Juni 2025

Rusia kërcënon SHBA-në: Mos guxoni as ta mendoni për ta ndihmuar Izraelin…

18. Juni 2025

Gresa Pallaska përfundon në spital

18. Juni 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline News
Sa janë dënimet për ata që abuzojnë me regjimin e liberalizimit të vizave me shtetet anëtare të BE-së?
Lajme

Sa janë dënimet për ata që abuzojnë me regjimin e liberalizimit të vizave me shtetet anëtare të BE-së?

16. Januar 20243 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit kanë publikuar dispozitën e nenit 164 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, i cili flet për abuzimin me regjimin e liberalizimit të vizave për shtetet e Bashkimit Evropian ose me Marrëveshjen Schengen.

Ky njoftim teksa tregon se çfarë përmban neni 164 i Kodit Penal, përkatësisht paragrafi 10 i këtij neni.

Sipas këtij neni, ai që abuzon me regjimin e liberalizimit të vizave, mund të dënohet me burgim prej 1 deri në 8 vjet burgim, dhe me gjobë deri në 500 mijë euro, varësisht kategorizimit në paragrafët e këtij neni.

“Me rastin e liberalizimit të vizave dhe me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve, Prokurori i Shtetit publikon dispozitën e nenit 164 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, i cili ka të bëjë me kontrabandimin me migrantë, në veçanti, paragrafi 10 i këtij neni, që flet për abuzimin me regjimin e liberalizimit të vizave për shtetet e Bashkimit Evropian ose me Marrëveshjen Shengen, si më poshtë:

Neni 164- Kontrabandimi me migrantë – Kushdo që abuzon me regjimin e liberalizimit të vizave me shtetet anëtare të BE-së ose me Marrëveshjen e Shengenit dënohet si më poshtë:

10.1. personi i cili rekruton, nxit, organizon, strehon ose bart persona në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, ose në ato të Marrëveshjes Schengen, me qëllim të realizimit dhe të përfitimit ekonomik, social ose të të drejtave të tjera, që janë në kundërshtim me të drejtën e Bashkimit Evropian dhe me rregullat e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, të Marrëveshjes Schengen dhe të së drejtës ndërkombëtare, dënohet së paku me katër (4) vjet burgim;

10.2. nëse personi vepron në kundërshtim me nënparagrafin 10.1 dhe/ose ka qene në dijeni se me bartjen do të realizohen përfitime ose ndonjë të drejte nga nënparagrafi 10.1, në kundërshtim me të drejtën e Bashkimit Evropian dhe me rregullat e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, të Marrëveshjes Schengen dhe me të drejtën ndërkombëtare, dënohet prej një (1) deri në pesë (5) vjet burgim;

10.3. nëse vepra është kryer për përfitime personale, kryesi do të dënohet për veprën, sipas nënparagrafit 10.1, me burgim, së paku tetë (8) vjet, ndërsa për veprën e kryer, sipas nënparagrafit 10.2, do të dënohet së paku me katër (4) vjet burgim;

10.4. nëse vepra është kryer nga personi juridik, do të dënohet me gjobë deri në pesëqind mijë euro (500.000);

10.5. pajisjet dhe mjetet transportuese të përdorura për kryerjen e kësaj vepre do të konfiskohen.

10.6. ky paragraf fillon të zbatohet në momentin kur Këshilli i Bashkimit Evropian merr vendim për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës”.

Schengen
Share. Facebook
Previous Article“Rastin nuk ka lidhje me çështje etnike” Detaje të reja nga shpërthimi në Veri
Next Article Jonida Vokshi shfaqet me ‘cool’ në natën e sotme

Related Posts

Ky është personi që dyshohet se e sulmoi me çekiç qytetarin para Gjykatës në Suharekë

18. Juni 2025

Punime në Podujevë, nesër e pasnesër do të ketë reduktime të ujit

18. Juni 2025

Nëna nga Prishtina që po “lufton” me sistemin maqedonas, kërkon kujdestarinë e fëmijëve të saj

18. Juni 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Vedat Bajrami feston ditëlindjen, kaq vite mbushi sot

Read More

“Ishte si apokalips” – Britanikja që i mbijetoi sul’mit iranian në Tel Aviv rrëfen momentet e tmerrshme

Read More

U aludua se është në një lidhje me futbollistin Yamal, influencerës 30 vjeçare i ndodh e papritura

Read More

Ky është personi që dyshohet se e sulmoi me çekiç qytetarin para Gjykatës në Suharekë

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.