Moti i keq me reshje të dendura shiu ka shkaktuar përmbytje masive në disa ishuj të Greqisë, veçanërisht në Mykonos, Paros dhe Kretë.
Mediat greke bëjnë me dije se stuhia e shiut shkaktoi probleme edhe në aeroportin e Chanias në Kretë, pasi tre fluturime të mëngjesit nga Athina u anuluan, fluturimi nga Paphos në Chania u ul në Heraklion, ndërsa dy fluturime nga Helsinki dhe Oslo kanë ndryshuar orar.
Siç raporton zarpanews.gr, rrugët në Tsikalaria, Souda, Vamvakopoulos dhe në qendër të qytetit të Chania janë përmbytur ndërkohë që ekipet zjarrfikëse anë marrë shumë telefonata.
Ka pasur edhe persona të shpëtuar nga makinat , pasi uji ishte ngritur në një lartësi të madhe dhe për rrjedhojë qytetarët hasën vështirësi për të dalë nga automjetet e tyre.