Një person është vrarë dhe një është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë mbrëmjen e së martës.
Personi që humbi jetën si pasojë e plagëve të marra nga sulmi me armë është Naser Gashi, përreth të 60’ave.
Lidhur me vrasjen e tij kanë reaguar familjarë të ndjerit.
“Euu tezak shpirti dritë të baftë. Rruga jote ishte shtëpi, punë e xhami. Kur vrasësit vrasin edhe mysafirët në restorant”, ka shkruar Afrim Veseli në Facebook.
Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për vrasjen mbrëmë në Prishtinë.