“Via dell’Amore” (“Rruga e Dashurisë”) në Itali e cila ishte mbyllur për 10 vjet tashmë është e hapur për “shëtitjen më romantike në botë”, sepse dashuria nëse nuk është në ajër teksa ecën atyre shtigjeve e sigurt është që do ta gjesh lart në shkëmbinj.
“Rruga e Dashurisë”, ka qenë prej kohësh shtegu më i popullarizuar i ecjes, gati 121 kilometra që rrotullohen rreth 5 fshatrave që përbëjnë dhe sitin e Cinque Terre-ve, që është në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Kjo rrugë u mbyll pas një rrëshqitje toke në vitin 2012, por tani pas rinovimit që zgjati shumë vite është rihapur. Aktualisht është rihapur vetëm një segment i saj ndërkohë që është planifikuar që deri në korrik të 2024 ajo të jetë plotësisht e kalueshme për të gjithë ata që duan të përjetojnë shëtitjen më romantike në botë.